AKTUALITETSPORT

Valon Ismajli: Leicester dhe ëndrra e quajtur Champions

Skuadra nga qyteti i Leicester, Leicester City, 4 vite pasi fituan titullin e premierligës, e pas shumë probleme të shfaqura pastaj, që pasuan me shkarkime të trainerëve, siç duket tani janë në rrugën e duhur të rikthimit, e sivjet do jetë konkurrent shumë i fortë për një vend në ligën e kampionëve të paktën.

“Dhelprat” e kanë nisur sezonin e ri në mënyrë të shkëlqyeshme, ku të premten, me fitoren më të thellë si mysafir në histori të premierligës(Soton – Leicester 0:9), kanë arritur në kuotën e 20 pikëve, pas 10 ndeshjeve të luajtura.

Shkarkimi i Claude Puel në fund të muajit shkurt, dhe ardhja e Brendan Rodgers në krye të dhelprave, ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë pozitivisht.

Lojtarët të cilët nuk mund të performonin si duhet, tani janë në nivelin më të lartë të mundshëm.


Duke filluar nga portieri Kasper Schmeichel, me mbrojtësit e krahut(Chilwell e Pereira), mesfusha shumë cilësore me Ndidi, Tielemans e Maddison, e deri tek super Jamie Vardy, i cili ka shënuar më së shumti gola në ligë këtë sezon, e poashtu edhe prej se Rodgers është trainer i klubit, e bëjnë Leicesterin një skuadër që nuk duhet përjashtuar nga gara për Top4.

Nëse dhelprat mund ta mbajnë ritmin e fillimit të sezonit, dhe nëse llogarisim që mund ta mbajnë mesataren prej 2pikë për ndeshje, i bie që do e mbyllin sezonin me 76 pikë.

E 76 pikë në fund të kampionatit, në secilin nga 10 sezonet e fundit, kanë mjaftuar për një skuadër që të jetë në mesin e 4 skuadrave më të mira. Plus, shtoja kësaj se përveq Liverpool dhe Manchester City, skuadrat tjera nga Top6, nuk po mund të krijojnë një momentum dhe një vazhdimësi me rezultate pozitive(edhe Chelsea si duket po e gjen ritmin), bënë që gara të jetë shumë e ashpër këtë vit.


Kimia e ndërtuar, harmonia në klub, serioziteti i punës dhe përkushtimi për sukses në skuadër, që ka instaluar Brendan Rodgers, bëjnë që Leicester të jetë arrë e fortë për secilin kundërshtar në ligë.

Valon Ismajli

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close