AKTUALITETLAJME

Thatësi në Gjilan, rezerva të ujit vetëm për një javë

Nga 30 metra, sa ishte niveli i ujit në Pendën e Përlepnicës së Gjilanit, tani ka rënë në 16 metra

Liqeni i Përlepnicës në Gjilan po thahet.

Nga 30 metra sa ishte niveli i ujit tani këtu niveli ka rënë në 16 metra shkaku i mungesës së të reshurave.

Ata që furnizohen me ujë nga kjo pendë kanë rezerva të ujit vetëm edhe për një javë, raporton T7.

Për këtë çështje ka folur edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Inspektorati është 24 orë në terrën për t’i ndëshkuar keqpërdoruesit e ujit.

Komuna e Gjilanit ka rezerva të ujit të pijshëm vetëm edhe për një muaj. Nëse deri në gjysmën e muajit nëntor nuk do të ketë reshje atmosferike, atëherë banorët që furnizohen nga Ujësjellësi “Hidromorava” do të mbeten pa ujë. Kështu bëri të ditur drejtori i kësaj kompanie, Muhamet Suliqi.

Ai tha se në përpjekje për zbutjen e kësaj gjendjeje, kanë filluar hapjen e disa puseve.

Banorët e Komunës së Gjilanit po përballen me mungesë të madhe të ujit të pijshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close