AKTUALITETLAJME

Qytetari me karrocë bllokohet në lagjen Arbëria (FOTO)

Në lagjen Arbëria, një person me aftësi të kufizuar i cili është duke lëvizur me karrocën e tij në mënyrë krejtësisht të drejtë, pengohet nga disa vetura.

Veturat duke u parkuar në trotuar e kanë bllokuar një qytetar të moshuar i cili nuk e ka mundësinë dhe hapësirën për të lëvizur.

Disa banorë të lagjes Arbëria të cilët i kanë dërguar fotot dhe videot për këtë rast në redaksinë tonë, janë shprehur të revoltuar me këtë praktikë aspak të mirë.

Normalisht, bllokimi nuk ka ndodhur me qëllim, por vetëdijësimi i qytetarëve do të duhej të ishte më i madh.

Gjilani është duke u ballafaquar me probleme të tilla vazhdimisht. Vazhdimisht, trotuaret shfrytëzohen edhe për parking; gjë që e pengon lëvizjen e qytetarëve, por edhe për më keq lëvizjen e personave më aftësi të kufizuar. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close