Punësimi në institucionet Kosovës, a mund dikush të marrë pozitë PA LIBREZË PARTIE?

Institucionet e Kosovë cilësohen si “çerdhe” ku pothuajse çdo parti poltike ka të punësuar familjarë e militantë partiak.
E gjithë kjo tollovi në sektorin publik sipas, ekspertit ligjor në KDI, mund të shpije në bindjen e qytetarëve se nuk ekziston një trajtim i barabartë në rast të aplikimit të konkurseve publike.
“ Mendoj plotësisht që është e drejtë besimi që me fitu një vend të punës në një pozitë pa qenë një farë mënyrë i lidhur me parti politike , apo pa pas të njofshëm si quhet në popull është e vështirë, pothuajse nuk ekziston fare në sektor publik.
Nëse nuk ki të afërt me poltikën, nëse nuk është çështje nepotizmit ajo që përmes të cilës mundesh me hy në punë duke përdor çështjen e shkolllit të përvojës pa pas një lidhje të caktuar është gati e pa mundshme mu bazu në një rekrutim të bazuar në meritë”, është shprehur Spahija.
Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë/InsajderiInDoks