AKTUALITETSPORT

Fantastike: Qëndruan 90 minuta jashtë stadiumit, i përkrahin futbollistët edhe pas humbjes (FOTO)

Gjilani është dënuar nga Komisioni Disiplinor me zhvillimin e dy ndeshjeve jashtë terrenit vendas dhe pa prezencën e tifozëve. Të parën tashmë e ‘kuqebardhët’ veçse e kanë kryer, shkruan Gazetasheshi.com.

60 kilometra larg Gjilanit, djelmoshat Gentjan Mezanit zhvilluan ndeshjen e javës së dymbëdhjetë, teksa u mposhtën nga Trepça ’89 me rezultat të pastër 0-2.

Por, edhe në këtë përballje lojtarët e patën mbështetjen e tifozëve “Skifterat” të cilët pavarësisht ndalesës ata udhëtuan në Drenas dhe përkrahën skuadrën jashtë rrethojave të stadiumit.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët kanë përshëndetur futbollistët, të cilët kanë marrë motivin e duhur për ndeshjt e radhës, pavarësisht disfatës ndaj “minatorët”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close