AKTUALITETLAJME

Aktivistët e Vetëvendosjes e pastrojnë liqenin e Përlepnicës

Aktivistë e anëtarë të kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan janë bashkangjitur në aksionin e banorëve të fshatit Përlepnicë për të pastruar Liqenin e Përlepnicës, që për fat të keq, pjesa më e madhe ka mbetur pa ujë.

Aksione të tilla urojmë të vazhdojnë edhe më tutje, në mënyrë që ne si qytetarë të ndihmojmë në mbajtjen e ambientit të pastër, ndërsa bëjmë thirrje organeve komunale që të ndërmarrin hapa konkret që problemi i ujit të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që të ndërpriten reduktimet e ujit për banorët e Komunës së Gjilanit.

Ky është mbishkrimi në fotot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan.

Nuk duhet harruar faktin se; nga 30 metra, sa ishte niveli i ujit në Pendën e Përlepnicës së Gjilanit, tani ka rënë në 16 metra

Liqeni i Përlepnicës në Gjilan po thahet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close