Ushtria Amerikane dhe Policia e Kosovës, zhvilluan ndeshje miqësore në Gjilan, nuk e tregojnë fituesin

Në kuadër të bashkpunimit Dhe krijimit të raporteve të mira, Polica e Kosovës njësitet mbështetse për reagim të shpejt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan dhe ushtar nga KFOR-it Amerikan me 26 tetor 2019, nga ora 14:00, në Gjilan kanë zhvilluar një lojë futbolli, këtu në Gjilan.
Loja e demostruar për nëntëdhjet minuta ka kaluar në frymë sportive dhe miqësore.
Policia e Kosovës vazhdon ta rritë dhe ndërtoj besimin reciprok dhe bashkë me faktorët tjerë të sigurisë gjithmonë do të punojmë në ruajtjen e sigurisë dhe ambient të qetë për gjithë qytetaret tanë.
Kjo tregon dhe dëshmon edhe njëherë për raportin korrekt dhe bashkëpunimin institucional mes dy forcave të cilët kanë për qëllim ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë.
KFOR-i amerikan vazhdimisht ka qenë forcë mbështetëse në shumë dimensione për policinë e Kosovës, por edhe për shumë institucione në Kosovë.