LAJMEMAGAZINA

Rita Ora në mes të Beogradit: Tërbohen serbët, mbështetësja e UÇK’së po qesh në kryeqytetin tonë

Një poster i Rita Orës në Beograd ka tërbuar serbët, duke shkruar tituj bombstik për ‘përkrahësesn e UÇK’së’, siç i janë referuar edhe ata, shkruan Gazeta Metro.


Mediat e pushtetit në Serbi kanë shpërthyer në akuza të ndryshme për Rita Orën, pasi në Beograd janë vendosur disa postierë të saj, ku reklamohen disa stoli të çmuara.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinajt dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, kështu shkruan media serbe Informer e indinjuar me këngëtaren nga Kosova me famë botërore.

Serbët e quajnë skandaloze faktin se nëpër tabelat reklamuese të Beogradit shfaqet këngëtarja Shqiptare me famë botërore Rita Ora duke promovuar një markë perëndimore stolish të çmuara.

Gazeta serbe Informer e quan Rita Orën mbështetëse të UÇK-së që ka bërë thirrje për Shqipërinë e madhe. Kjo gazetë madje ka realizuar një sërë intervistash më të rinj në kryeqytetin serb ku i pyet ata sesi ndihen që Rita Ora shfaqet në qendër të Beogradit./gazetametro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close