AKTUALITETLAJME

Qosja “godet”: Ndaleni vajtimin edhe Rugova ka kërkuar ndaljen e bombardimeve

Hajde dy fjalë t’i them dhe për udhëheqjen shumëvjeçare të partisë më të madhe fituese në zgjedhjet që mbaheshin në Kosovë me lejen e Sllobodanit e nën kujdesin e policisë së tij dhe në zgjedhjet që do të mbahen edhe mbas kapitullimit politik e fizik të Sllobodanit.

Në valën e dhunës, terrorit, krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit, kryetari i kësaj partie më të madhe e më jetëgjatë të Kosovës do të bëjë marrëveshje më 28 prill të vitit 1999 me zbatuesin besnik të politikës së Milloshit, në atë kohë kryetar i Serbisë, Millan Millutinoviq, për krijimin e Qeverisë kuislinge shqiptare.

Dhe kjo marrëveshje tradhtare do të nënshkruhet në ndërtesën e Kuvendit e të Qeverisë së dikurshme të Kosovës. Me atë rast solemn kryetari i partisë shqiptare do i çojë dhurata kriminelit Millan Millutinoviq!

I njëjti kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Kosovë, jo shumë kohë pas nënshkrimit të Marrëveshjes tradhtare, kur ditët e Milloshit ishin të numëruara gjatë fushatës së bombardimeve nga forcat e NATO-s, do të shkojë në Beograd te Sllobodani dhe me të, në kabinetin e tij, do kalojnë në “bisedime paqësore” gjithë natën.

Të nesërmen, i shoqëruar prej sigurimit të Sllobodanit, do të fluturojë për Itali prej Aeroportit të Beogradit! Dhe, atje, në Itali, do kërkojë ndërprerjen e fushatës së bombardimeve siç e kërkonte dhe Peter Handke! E të tjera të zeza dhe më të zeza!

Dhe, këtë kryetar të partisë më të madhe shqiptare në Kosovë, partia e tij e tanishme me një pjesë të saj, e fosilizuar, e feston, e madhëron, e mbarëkombëtarizon, e përgjithëson me konferenca e kongrese dhe me përndjekje të atyre që për të mendojnë ndryshe!

Çmimet, si po shohim, sot, shumë më shpesh po jepen për angazhimet e letrarizuara politike të shkrimtarëve sesa për vlerat artistike të veprave.

Hajde, hajde, t’i parandalojmë këto të këqija shkatërruese të qenies sonë se vetëm me parandalimin e tyre do të ndalim degdisjen e të rinjve tanë, të ardhmërisë sonë nëpër rrugët e botës!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close