AKTUALITETLAJME

Prokuroria në shërbim të Morena Tarakut dhe djemve të Isa Mustafës

Prokuroria Themelorë në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj zyrtarëve të Doganës të cilët zbuluan skandalin e lirimit nga përgjegjësia për shmangie tatimore me rastin e importimit të një veture nga Morena Taraku.

Hetimi ishin nisur edhe ndaj dy zyrtarëve tjerë të Doganës të cilët kishin publikuar informata për mënyrën e importimit të veturave nga Arbeni dhe Besniku, dy djemtë e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj zyrtarëve të Doganës së Kosovës, të cilët zbuluan skandalin e lirimit nga përgjegjësia për shmangie tatimore me rastin e importimit të një veture nga Morena Taraku.

Rasti ishte mbyllur me urdhër të Prokurorisë, duke konstatuar se gjatë importit nuk ishte kryer shmangie tatimore, pavarësisht se Dogana e kishte konstatuar një gjë të tillë.

Lajmin për nisjen e hetimeve e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit në Themelore, Kujtim Munishi.

Më 17 tetor se Morena Taraku kishte tentuar të fusë në Kosovë një makinë superluksoze të tipit

Ramadan Latifaj dhe Enliat Shala, akuzohen se më 10 mars 2016, në Doganën Rajonale në Ferizaj, si persona zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishin tejkaluar kompetencat e tyre, duke hapur sistemin “Asycuda” në kompjuterin e punës në zyrën e të akuzuarit tjetër, Isa Shitit dhe kishin printuar Deklarata Unike Doganore (DUD), të importuesit “MAKCAR” LL.C, me seli në Prishtinë, me pronar Besnik Mustafa.

Në aktakuzë thuhej se me datë, kohë dhe vend të njëjtë, si persona zyrtarë i kishin komunikuar personave të tretë sekrete afariste të ndërmarrjes “MAKCAR”, shkruan Insajderi.

Ndryshe Ligji për sinjalizuesit garanton mbrojtje për të gjithë zyrtarët shtetërorë të cilët, me qëllim interesin e publikut, zbulojnë të dhëna rreth pretendimeve për abuzim me detyrën.

Bentley që kushton rreth 200 mijë euro duke bërë një dallavere, shkruan Insajderi.

Prokuroria kishte nisur hetimet edhe ndaj Ramadan Latifaj dhe Enliat Shalës, dy zyrtarve tjerë të Dogans Rajonale në Ferizaj pasi të njëjtit kishin publikuar informata për mënyrën e importimit të veturave nga Arbeni dhe Besniku, dy djemtë e ish-kryeminsitrit Isa Mustafa.

Ky ligj iu ofron mbrojtje nga të gjitha format e përndjekjes ndaj atyre që për interes publik shpalosin informacion i cili vë në dukje se është duke ndodhur apo ka gjasë të ndodhë ndonjë keqpërdorim.

Neni 6 i Ligjit për Sinjalizuesit pengon çfarëdo forme të pengimit të sinjalizimit.

“Çdo veprim ose mosveprim që synon pengimin e raportimit apo shpalosjes në interes publik, është i pavlefshëm dhe zyrtari përgjegjës apo cilido person tjetër në rastet përkatëse ndiqet penalisht sipas dispozitave penale në fuqi në Kosovë”, përcaktohet në Ligjin për Sinjalizuesit.

Për më tepër, hakmarrja ndaj Sinjalizuesve është edhe vepër penale e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Insajder.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close