AKTUALITETLAJME

Nazim Gagica: Bashkë me kryetarin Lutfi Haziri kemi bërë shumë punë në arsim

Nazim Gagica:

I lumtur të isha pjesë në shënimin e ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme e Ulët “Selami Hallaqi”, nga ku dolën shumë kuadro të profileve të ndryshme, kuadro që sot kanë përgjegjësi në çdo segmet të jetës shoqërore në Republikën e Kosovës.

Sukseset e Drejtorisë së Arsimit vërehen kur shkollat janë të suksesshme. Kjo shkollë, sikurse shumë shkolla tjera në Gjilan, çdo ditë po dalin edhe më mirë, edhe më cilësore, dhe kjo nuk do të ndodhte pa angazhimin dhe punën me përgjegjësi nga mësimdhënësit.

Bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe me drejtorët e shkollave, kemi bërë shumë punë qoftë në infrastrukturë, qoftë në krijimin e mekanizmave për ngritjen e përgjegjësisë dhe cilësisë në arsimin gjilanas. Mbetemi të përkushtuar që shkollat tona të bëhet vatër e dijës dhe të matshme me ato të rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close