AKTUALITETSPORT

Gjilani bën stërvitjen anti – Trepça ’89, vizitohet edhe nga presidenti Zuka

Gjilani ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para duelit të nesërm ndaj Trepçës ’89.

Takimi që për Gjilanin do të jetë si vendas, do të zhvillohet në Drenas, pas dënimit që i bëri KD i FFK-së së fundi skuadrës gjilanase, shkruan Gazeta Olle.

Në stërvitjen e sotme te Gjilani ishte i pranishëm edhe presidenti i këtij ekipi, Florim Zuka.

Më poshtë njoftimi nga SC Gjilani:

Gjilani mbyll përgatitjet për duelin kundër Trepçës 89′

Gjilan, 26 Tetor-Në ambientet e stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan, kuq e bardhët sot mbajtën seancën e fundit stërvitore, para duelit të nesërm kundër skuadrës mitrovicase, Trepça 89′.

Stërvitja e sotme ishte relativisht e lehtë, ku si zakonisht kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ditën e sotme punoi në vendosje të skuadrës dhe detajet e tijë të fundit, para takimit me mitrovicasit.

Sot gjatë seancës stërvitore i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, z.Florim Zuka, i cili edhe një herë dha mbështetjen e tijë maksimale për futbollistët e skuadrës së tijë.

Rikujtojmë se skuadra e Gjilanit nesër zhvillon takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Ipko Superligë kundër Trepçës 89′, sfidë kjo e cila zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim nga ora 14:00 dhe luhet me dyer të mbyllura pa prezencën e tifozëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close