AKTUALITETLAJME

Fotografisti Afrim Kqiku – “Foto Fari”, është një enciklopedi në vete

Shkruan Shefik Surdulli – 17 shkurt 2018 Gjilan –

Afrim Kqiku është ai, i cili në baza vullnetare (pa asnjë kompensim), gjatë tërë periudhës së gjatë e të rëndë, që nga viti 1988 (prej kur e njoh unë), përkundër të gjitha rreziqeve që për çdo ditë mund të ishin fatale për te dhe familjen e tij, përveç aktiviteteve tjera, nuk u ndal asnjëherë, për të zënë me syrin e tij prej fotografisti të guximshëm, profesional e besnik, secilën ngjarje të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të vlefshme për lëvizjet shqiptare që ishin brenda platformës politike – kombëtare, ushtarake, kulturore, sportive e humanitare, në Gjilan dhe përtej.

Është festë, e në festë njeriu shpërfaqë ndjenja gëzimi dhe krenarie, por dosido reflekton edhe ndjenjë dhimbjeje për ata që nuk janë sot për të festuar bashkë me ne. Po ata e bënë Kosovën, e bënë Shqipërinë me gjakun e tyre për ti dhënë dritë këtij vendi, për ti dhënë udhë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës! Hisen e vet për këtë festë e kanë shumë veprimtarë, atdhetarë e patriotë, edhe të Gjilanit, të cilët mbijetuan me mundin e sakrificën e tyre në rrugëtimin e rëndë të lirisë. Gjilani sot e pati nderin dhe privilegjin t’i shpallë qytetarë nderi tre prej tyre, nga shumë syresh që janë meritor për ketë ditë.

Hasan Mala, Afrim Kqiku dhe Hafiz Gagica, tri personalitete tona të respektuara, ishin emra të përveçëm sot në ketë ditë të veçantë feste për Gjilanin, që e bënë më madhështore Festën e Pavarësisë.

Kuvendi Komunal i Gjilanit, respektivisht kryetari i Komunës, z.Lutfi Haziri me këtë rast, i shpalli ata sot, QYTETARË NDERI, për kontribut të veçantë, që secili prej tyre në periudha të ndryshme e ka dhënë për vendin.

Hasan Mala, vëllai i heroit Raxhep Mala, tashmë është i njohur në dimensionin e veprimtarëve, patriotë të mëdhenj të lëvizjeve kombëtare për çlirimin e Kosovës, me aktivitet të shumëfishtë atdhetar, i përfshirë me gjithë familjen, brenda dhe jashtë vendit.

Edhe veprimtari Hafiz Gagica, është emër i njohur për nga kontributi që ka dhënë përmes aktivitetit të tij të bujshëm politik, sidomos në diasporë.

Por, është edhe një emër i një dimensioni tjetër veprimtarësh meritorë, të cilin komuna e Gjilanit kurrsesi nuk ka bë ta anashkalojë edhe më tutje.

Afrim Kqiku është ai, i cili në baza vullnetare (pa asnjë kompensim), gjatë tërë periudhës së gjatë e të rëndë, që nga viti 1988 (prej kur e njoh unë), përkundër të gjitha rreziqeve që për çdo ditë mund të ishin fatale për te dhe familjen e tij, përveç aktiviteteve tjera, nuk u ndal asnjëherë, për të zënë me syrin e tij prej fotografisti të guximshëm, profesional e besnik, secilën ngjarje të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të vlefshme për lëvizjet shqiptare që ishin brenda platformës politike – kombëtare, ushtarake, kulturore, sportive e humanitare, në Gjilan dhe përtej.

Fotografitë e tij, atëbotë kishin depërtuar edhe deri te mediumet prestigjioze botërore (CNN, NEYORK-TIME, e të tjera të rëndësishme në Europë), të cilat sensibilizuan botën demokratike, për dhunën e terrorin shfarosës serbë që po bëhej mbi shqiptarët.

Fotografisti Afrim Kqiku – “Foto Fari”, është një enciklopedi në vete, një arkivë e vlefshme dhe e madhe, i cili si i tillë vazhdon të jetë edhe sot./shefik surdulli/rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close