Edi Rama ka fuqi shumë më të madhe se gjithë liderët në Kosovë, vet e formoi Qeverinë

Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme ka qenë 1 580 778 në Shqipëri. Votat janë ndarë sipas subjekteve elektorale si vijon: PS 763 999 vota ose 48.33 % të numrit të votave vlefshme, e kthyer në 74 mandate. Edi Rama kishte arritur i vetëm me Partinë Socialiste ta formonte Qeverinë.
Në Kosovë, Vetëvendosja arriti t’i fitonte zgjedhjet me rreth 26%. Kjo shifër e imponon një koalicion me një subjekt të madh dhe me pakicat e tjera për ta formuar Qeverinë.
Pavarësisht numrit të banorëve në dy shtetet Kosovë e Shqipëri, nese i krahasojmë vetëm shifrat atëherë Edi Rama ka i vetëm vota më shumë se VV, LDK, PDK e AAK së bashku.
Siç duket Edi Rama momentalisht në Shqipëri është i pakrahasueshëm dhe i pa konkurrencë në skenën politike të Shqipërisë, për dallim në Kosovë tri partitë e para janë shumë afër njëra me tjetrën. /gjilanisot/