AKTUALITETLAJME

Deputetja e VV-së i “zbulon” vrasësit e Astrit Deharit, përmend SHIK-un, a do të merret policia me këto deklarata

Deputetja e Vetëvendosjes znj. Drita Millaku ka shkruar se SHIK-u i ka vrarë bijtë më të mirë të kombit.

Drita Millaku jo vetëm kësaj here, por edhe njëherë kishte gabuar në një seancë plenare, duke e akuzuar Kryetarin e PDK-së për një vrasje. Pas kësaj u zbuluan faktet e reja se i akuzuar për atë rast ishte Sali Veseli dhe jo Kadri Veseli.

Pas këtyre deklaratave në rrethana normale policia do të duhej ta intervistonte znj. Millaku dhe kjo e fundit t’ia tregonte Policisë dhe Prokurorisë faktet që i ka ose të përgjigjet për shpifjet apo akuzat e pa bazuara.

Gjithashtu një polemikë znj. Drita Millaku e kishte edhe me deputetin Bekim Haxhiu, kur ky i fundit e kishte akuzuar “vjehrrin e saj” se ishte pjesë e UDB-së serbe.

Gjatë debatit kur Drita Millaku i thoshte Haxhiut SHIK, ky i tha: “ti UDB-në e ke në shpi, shko qiti çaj te shtëpia”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close