AKTUALITETLAJME

Arsyeja e takimit të Albin Kurti dhe Edi Ramës dje me mikun e Putinit… kush është ai?

Mbrëmë në objektin e Kryeministrisë në Tiranë, Edi Rama dhe Albin Kurti u takuan për herë të parë pasi Lëvizja Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Për gati katër orë, të dy liderët me dyer të mbyllura diskutuan për tema me rëndësi për të dyja vendet. Është Rama që tek në mesnatë doli me një reagim në Facebook, ku ndër të tjerash postoi një fotografi ku bashkë me ta shihej edhe aktori francez, Gérard Depardieu,  mik i ngushtë i presidentit Vladimir Putin,  i cili i ofroi pasaportë dhe përqafim shumë të ngrohtë, raporton Periskopi.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka quajtur ‘aktor të madh’ Gérard Depardieu, historia e të cilit çon në prehrin e Putinit, destabilizuesit më të madh të Ballkanit.

‘’Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”’’, ka shkruar Rama në Facebook.

tradhtoi’ Francën për Rusinë?

Aktori francez, i cili luajti në mbi 170 filma gjatë pesë dekadave të fundit mori  nënshtetësinë ruse në janar të vitit 2013, ceremoni e përcjellur me një përqafim të ngrohtë nga Vladimir Putin. Depardieu kishte deklaruar se po e braktis Francën për shkak të pakënaqësive ndaj taksave të larta, kështu duke gjetur ngushëllim në Rusi, vend të cilin e quan ‘demokratik’. Pas marrëdhënieve komode me Putinin,  Depardieu   doli edhe në favor të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Kur ish-presidenti Francois Hollande i telefonoi aktorit më 1 janar të atij viti, për të kuptuar vendimin për t’u larguar, Depardieu e akuzoi atë për mos vlerësim të suksesit.

Depardieu u kishte thënë  gazetarëve rusë se “Unë e dua presidentin tuaj Putin dhe kjo dashuri është e ndërsjellë’’.

Depardieu edhe më herët ishte person favorit në Rusi, pasi shpesh ishte shfaqur si personazh  në  fushata reklamuese. Ai gjithashtu punoi atje më 2011 në një film ku bëhej fjalë për murgjin rus, Grigory Rasputin, për shkak ishte takuar enkas për diskutim me Putinin.

Kritikët e tij në Francë e shikojnë qëndrimin e Depardieut si fatkeqësinë më të madhe të aktorit në jetën e tij.

Gazeta Le Monde kishte shkruar se ‘’zgjidhja e aktorit për t’u bërë qytetar rus është një gjest i hapur i mashtrimit dhe refuzimit ndaj kombit francez.

‘’Kur një nga yjet më të famshëm dhe të dashur të filmit në Francë heqë dorë nga pasaporta e tij  dhe fluturon nga familja kombëtare, kjo  mund të interpretohet si një akt tradhtie.

Në zgjedhjet e vitit 2018 në Rusi, Gérard Depardieu kishte votuar për herë të parë si shtetas në ambasadën ruse në Paris. Njerëzit ishin revoltuar mjaft shumë, aq sa e fyenin dhe përçmonin nëpër rrjete sociale.

Gérard Depardieu akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Skandalet e aktorit francez nuk përfundojnë tek Rusia. Në gusht të vitit 2018, një gjykatë franceze ngriti aktakuzë ndaj Depardieus, për dyshimet se sulmoi seksualisht aktoren 22-vjeçare, në shtëpinë e tij në Paris.

Po ashtu, Depardieus ishte arrestuar dhe burgosur për drejtimin e skuterit të tij nëpër Paris në një gjendje intoksikimi.

Depardieu dëshiron takim edhe me Erdoganin

Gérard Depardieu duket se nuk mjaftohet me pasaportën ruse. Gjatë një udhëtimi në Korenë Veriore, aktori njoftoi se planifikon të kërkojë nënshtetësinë turke dhe të takohet me presidentin Erdogan.

“Unë do të vizitoj Turqinë në tetor dhe do të flas me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, u citua Depardieu duke thënë nga gazeta turke Aydınlık./PERISKOPI/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close