AKTUALITETLAJME

Popullata e Gjilanit, mësoni disa detaje të pathëna

Lidhur me popullatën e Gilanit deri në fillim të shek.XIX nuk kemi shënime të plota dhe të sakta.Pas themelimit të vendbanimit nga gjysma e shek.XVIII, Gilani mjaftë shpejtë u popullua me popullsi nga fshatrat e Anamoravës dhe nga viset më të largëta.Sipas autorëve që janë marrë rreth popullsisë së Gilanit mund të konstatohet apo të arrihet deri tek përfundimi se popullsia e Gilanit është tërësisht e ardhur.Disa shtëpi të cilat kanë egzistuar në vendbanimin e hershëm të ashtuquajtur “Petigovc” janë shkatëruar kurse banuesit janë shpërngulur kush e di se ku, për fatin e tyre asgjë nuk dihet.[1]

Nga familjet e hershme  të vendosura në Gilan,pos Gjinollëvë,për të cilët kemi njohuri mund të mirret familja Deda.Sipas deklarimeve të familjarëve të saj,ata janë banorët më të vjetër në këtë hapsirë dhe ndër banorët e hershëm të Gilanit, si dhe të fshatit të dikurshëm Gilan.Edhe tani në Gilan jetojnë pjesëtarë të kësaj familje, kurse disa jane shpërngulur në Turqi.Nga familjet e tjera ndër më të vjetrat, janë edhe Dizdarët,udhëheqësit e dikurshëm të kalasë-qytetit të Novobërdës.Nga Novobërda janë dy familje Dizdarët dhe Novobërdalinjtë.[2]Pastaj si familje të vjetra në Gilan janë familja Hakuli e ardhur më 1844 nga Leskovci.Pastaj  si familje të vjetra janë Sahit agajt-Godancët të fisit Sop, pasardhësit e të cilëve tani jetojnë në Prishtinë,Agush Agët,të ardhur nga Juniku rreth dy shekuj më parë,jetojnë në Gilan e Shkup mbase edhe në Turqi,Goranët -(familja Rashit Aga)-fisi Krasniq,Mulla Sherifët sipas familjareve me prej ardhje janë nga Konja të ardhur diku në gjysmën e parë të shek.XIX.[3] familja e Ahmet Hasan Arabistanit -imamit të parë të xhamisë “Atik”.Familja e Asllan Age Tokatit, një pronari te madh tokash,Pastaj vjen familja e pasanikut te njohur Mustafa agë Maksutit,familja e Medinakaneve, Mehmetalet,Myjezinet,familja Sirigjanve,Avdovitet,Kiket,familja e Okllapeve, familja e Hysen Pashes, Ibrahim Mehet,Pazvanet,Llabjanët etj.

Gjithë këto familje janë të ardhura nga vise të afërta përreth Gilanit  por edhe vise më të largëta.

Në periudhën e parë prej vitit 1780 deri ne vitet 1830 kushtet e volitshme e shpejtuan ardhjen e zejtareve dhe tregtareve e bujqëve nga viset e qytetet tjera,që me veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë Gilanin.Në mesin e tregtareve te pare te cilët erdhën në Gilan  në fillim të shek XIX ishin vëllezerit Janja e Tanja (cincarë ose vlleh) me prejardhje nga Maqedonia, pastaj haxhi Zhivajt nga Prishtina,Hajrullah Gjakova.Me qëllim të zhvillimit sa më të shpejtë të qytetit Gjinollët  i drejtohen për ndihmë të afërmeve te tyre ne Prishtine dhe pashës së Leskovcit me lutje  që ti dërgojnë disa zejtare e tregtarë të zotë.

Kështu që nga Prishtina erdhën tregtarë, abaxhinjë, vorbëtar, furrtarë kasap, argjentare, filigranëpunues, kazanxhi, qerga punues,  sahatxhi.Në fillim zejtarë kishte më shume serbe kurse në duar të shqiptareve dhe turqve ishin dyqanet koloniale (gjerat të importuara), bakallhanet (shitoret me pakicë), kurse prej zejeve ato të punuesve të shalave për kuaj,mbathtareve të kafshëve, dhe pushkatarëve. Më vonë në duar të zejtareve shqiptare dhe turq kalojnë mishtoret,punimi i teneqes dhe rojtorët, ndërsa farkatarë janë romët. Një pjesë e konsiderueshme e popullatë merej me bujqesi pëmëtari dhe blegtori.

Pas themelimit të Gilanit si vendbanim i ri migrimi më i madh ishte shënuar në periudhën e dytë gjatë viteve 1830-1880,kohë që lidhet me zhvillimin ekonomik të qytetit.Nga familjet e ardhura në këtë kohë mund ti përmendim familja e Hysen Pashë Millës nga Malësia e Gjakovës,Familja Kabashi  nga rrethi i Prizrenit. Familjet më të shquara të emigrantëve serbe të kësaj kohe u vendosën veçanërisht nga vitet 1840 dhe 1850 e deri në vitin 1880. Kragiqët, nga Komuna Vitisë,Popoviqët nga Podgorci- komuna Vitisë, Pop-Antici nga Ranillugu-Kamenicë (prej ardhjen e mëtejshme janë nga Mali i Zi) Bivolareviqët nga Pogragja,nga viset e tjera te anamoravës në përgjithësi: Trumpiqët, Kollarcët, Furuncët dhe Simonoviqët.Nga rrethi Novobërdës Arsicët nga Tugjevci – komuna Kamenica.Cuckiqët janë nga Mozgova – Komuna e Gjilanit.Shubarci nga Strezovci ,Barimët nga Klobukari (më tej të ardhur nga Siriniqka Zhupa),Cvetanovicët nga Shilova (prejardhja e mëtejshme janë nga Prilepi-Maqedoni),Rajqiqët nga Pasjani (më tej prejardhjen e kanë nga Shumadija-Kragujevc) Nga  Vranja janë Miciqët, Menkovci, Kakarci Ivkovici (me prej ardhje nga Mali i zi),Nga Prishtina Bozhoviqët dhe Niqikusiniqi ( me prej ardhje nga Zubin Potoku),Ganiqët nga Ovce Polje – Veles-Makedoni,Dimiqët nga Mali i Zi.

Neshiqët nga Bosna.Nga Prizreni janë Antiqët apo Goga,me prejardhje  Cincar-vllah ortodoksë.[4]

Përveq shqiptarve, turqve dhe serbëve në Gilan ka pas edhe popullsi rome muslimane të ardhur sidomos pas zjarrit  të vitit 1830 kjo popullatë kryesisht ka ardhur nga Masurica e Surdulices, Vranja, Leskovci,Novoberda,Nishi Kumanova dhe fshatrat e ndryshme të Anamoravës.Romët “Gabel” erdhën nga Prishtina më 1910 dhe u vendosen afer Petigovcit .

Në vitin 1865 erdhën dhe u vendosen në Gilan edhe familje qerkeze të shpërngulura nga pushtimi   Rus i cili i dëboi me dhunë.Këta ishin familja Latifaj nga fisi Abaz.

Së pari kjo familje u vendosen në Livoq të ultë pastaj kaluan në Gilan.Prej tri familjeve dy janë shpërngulur në Turqi e një ka mbetë akoma ku pasardhësit e saj  jetojnë në Gilan.

Në fazën e tretë hyn periudha prej vitit 1880 deri në vitin 1912, kohë e cila karakterizohej me zhvillime të luftës ruso -osmane dhe luftërave tjera dhe e cila kishte si pasojë pati shpërnguljen e shumë popujve muslimanë të njohur me emrin muhaxhirë nga sanxhaku i Nishit dhe viset tjera dhe vendosjen e tyre në Vilajetin e Kosovës.Muhaxhirë të tillë të cilët u shpërngulen me dhunë nga trojet e tyre u vendosen edhe në viset e Anamoravës.Pushteti osman i vendosi nëpër qyteza dhe fshatra duke ju dhënë tokë për ndërtimin e shtëpive.

Familjet më të njohura të muhaxhirëve që u vendosen në Gilan gjatë kësaj periudhe janë: Nishlitë, Pirotasit,Vranjalitë,Bunjakët,Bajralitë,Oranët,Sllamnikët,Klaiqët,Kacabaqët,Rukovcët,Brestovcët,Stubllakët,Graincët,Slishanët,Mërkojët,Masuricët,Deshullovcët,Govorët,Mehanët,Rafunët,Pllanalitë,Pllashnikët, Dubovët, Hërgajët,Vllasalitë,Xhigollët,Lipovicët etj.Këta muhaxhirë sollën me vete shumë njohuri për ushtrimin e zejeve dhe kësisoj qyteti mori pamje e një qendre tregtare dhe zejtare

Siq mund edhe të shihet popullata e Gilanit janë ardhacakë nga vise të ndryshme të Kosovës e më gjerë dhe dallohen si për nga kombi ashtu edhe gjuha dhe feja.Pra ka një heterogjenitet mjaftë të madh.

[ Dr.Atanasije Urosevic,Gnjilane Glasnik SHGJJ,f.47

[2

Mr.Aliriza Selmani, Gjilani qendër e Anamoravës,f.150

[3] ibid f.151

[4]Dr.Atanasije Urosevic,Gnjilane Glasnik SHGJJ,f.48

/pa redaktime gjuhësore/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close