AKTUALITETLAJME

Nuhi Nuhiu: Penda e Përlepnicës, në gjendje shumë të mjerë, kemi udhëheqësit hajgaregji

Gjilan – Kur i kemi udhëheqësit hajgaregji, s`ka as ujë për të pi! Le të jetojë populli me përralla e hajgare ka ironizuar Nuhi Nuhiu.

Nuhi Nuhiu banor nga Përlepnica i ka bërë një përshkrim interesant gjendjes së pendës së Përlepnicës. “Kështu e kam parë, në vitin 1982 kur, filloj të akumulohej uji në pendë! Pamje e trishtë, gjithçka në heshtje e pritje, edhe patat e egra, nuk u duken askund!

Fotot flasin gjithçka, kanë filluar edhe gurët e rrënojave, të mullive të dalin nga lumi, të cilët mulli, ishin jetë e përlepnicasëve!

Nga lart, vështroni me dhembje për këtë gjendje, Guri i mbrehët, Guri i shpuar, Guri i hoxhës të cilin akoma dielli e shëndritëte! TANI, edhe peshqit do të kërkojnë azil, për shkak të ujit! Mjerim shkuar mjerimit” ka shkruar Nuhiu./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close