AKTUALITETLAJME

Lutfi Haziri: Liburn Aliu s’më njeh as mua e as LDK’në

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë në një emision, ka nënkuptuar se  nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ‘është një element  i pafuqishëm në LDK’. 

“Ka elemente në LDK që nuk do ta donin një koalicion me Vetëvendosjen por tashmë ato elemente nuk kanë fuqi u dëshmua se janë të pafuqishme edhe vetë brenda LDK’së’, ka thënë Aliu në DPT te Fidani, përcjell Periskopi.

Këtë përgjigje, Aliu e ka dhënë në pyetjen se si i vlerëson deklaratat e Lutfi Hazirit se ‘në negociatat LDK – VV vetëm posti i kryeministrit është i panegociueshëm ndërkaq të gjitha të tjerat po”.

Ndërkohë, Lutfi Haziri në një deklaratë për Periskopin thotë se Liburn Aliu nuk e njeh LDK’në dhe as atë personalisht.

”Ai as nuk e njeh LDK’së dhe as nuk me njeh mua. Kjo është e vërteta. Është deklaratë politike për konsum ditor, kështu që nuk e kam ndërmend të them asgjë më shumë’’, tha Haziri.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po mbajnë takime të rregullta të atyre që i quajnë ‘grupe punuese’, në mënyrë që të arrijnë marrëveshje që do çonte në formimin e Qeverisë së re. /Periskopi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close