AKTUALITETLAJMESPORT

Lojë miqësore në futboll mes Policisë së Gjilanit dhe KFOR-it amerikan

Shaban Azizi, zëvëndës drejtor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar ne profilin e tij në fejsbuk se ditën e nesërme, me datë 26 tetor do të zhvillohet një ndeshje miqësore futbollistike mes policëve të Gjilanit dhe KFOR-it amerikan.

Postimi i tij i plotë;

Miq të nderuar, nesër me 26 Tetor ora 14:00 do të luhet loja miqësore në futboll mes DRP Gjilan dhe KFOR-it Amerikan. Loja do të zhvillohet në stadiumin te ish kombinati i duhanit.
Ju ftoj të vini dhe bëheni tifoz për cilin ekip të doni.

Kjo tregon dhe dëshmon edhe njëherë për raportin korrekt dhe bashkëpunimin institucional mes dy forcave të cilët kanë për qëllim ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë.

KFOR-i amerikan vazhdimisht ka qenë forcë mbështetëse në shumë dimensione për policinë e Kosovës, por edhe për shumë institucione në Kosovë. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close