AKTUALITETSPORT

Liverpool dhe Nike pranë marrëveshjes më të shtrenjtë në futboll

Skuadra e Liverpool ka fituar rastin në gjykatë përballë NewBalance, që nënkupton se nga fillimi i sezonit të ardhshëm, “Të Kuqtë” do jenë me sponzor të ri, e me shumë gjasë ai sponzor do jetë Nike.

Komunikata zyrtare nga LFC pas përfundimit te seancës gjyqësore kundër New Balance.

“Liverpool FC e falënderon trupin gjyqësor për vendimin në favor të klubit në seancën legale ndaj New Balance. Ne do të vazhdojmë me NB gjate ketij sezoni paralelisht do te kombinohemi me kompanine tjetër(Nike) për t’i përgatitur fanelat dhe veshjet për sezonin tjetër.”

Me arritjen e marrëveshjes së përfolur ndërmjet Liverpool e Nike, klubi anglez do ishte skuadra që do fitonte më së shumti nga sponzori i fanelave, në histori të futbollit, duke i kaluar edhe përfitimet stratosferike të Manchester United nga Adidas.

Kontrata e re me Nike e tejkalon ofertën e New Balance prej 75 milion funtave në vit, por do te jetë e strukturuar ndryshe:

  • 30 milion funte të garantuara
  • 20% nga shitja e çdo produkti të LFC(vitin e kaluar kishte 2.9 milion produkte të shitura)
  • Hapja e mbi 7000 dyqaneve në të gjitha kontinentet
  • Reklamë e vazhdueshme nga tri figura të mëdha të Nike; Drake, LeBron James dhe Serena Williams.

Me këtë marrëveshje, pritet që Të Kuqtë të arkërojnë rreth 150 milionë euro në vit nga NIKE.

Valon Ismajli – Njohës i futbollit, veçanërisht ligës angleze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close