AKTUALITETLAJME

Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” shënoi 5-vjetorin e themelimit

Me një manifestim të shkëlqyeshëm, Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” ka shënuar 5- vjetorin e themelimit, ku kanë marrë pjesë mysafirë të shumtë.

Fillimisht është intonuar Himni Kombëtar dhe ai i Kosovës, kurse fjalën hapëse e ka mbajtur drejtori i shkollës, Bekim Mustafa, i cili ka theksuar se në këto ditë të ngrohta tetori, Gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti”, po shënon edhe një vit suksesi, po shënojmë bashkërisht 25 tetorin – Ditën e Shkollës, me shumë suksese dhe me besim për suksese të reja të cilat ia shtojnë vlerën shkollës sonë, komunës dhe vendit tonë.

“Në këtë ditë feste, sinqerisht dua të falënderoj të gjithë mësimdhënësit për punën e palodhshme me nxënës për të ofruar dije dhe për të hapur rrugë drejt sukseseve të reja. Gjithashtu, falënderoj gjithë stafin tjetër të shkollës për punën e bërë që nxënësve tanë t’u ofrohen kushte sa më të mira. Ju faleminderit shumë.

Patjetër që në këtë ditë feste, dua të falënderoj gjithë nxënësit tanë që me sukseset e tyre edhe në nivel vendi në sporte dhe dije, na bëjnë krenar- ne mburremi me ju.

Gjithashtu, falënderoj gjithë përkrahësit e shkollës sonë, që nga komuna e deri te USAID-i, që po na qëndrojnë pranë në misionin tonë, që nxënësit tanë t’i kenë të gjitha kushtet për mësimnxënie”, ka thënë Bekim Mustafa.

Në këtë ditë të shënuar, me një fjalë rasti është paraqitur edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini, e cila përcolli urimet e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe shtoi se të gjithë, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e udhëheqja, po i jep ngjyrë këtij institucioni. Në emër të familjes së Xhavit Ahmeti, ka folur bija e tij, Shqipe Ahmeti.

Udhëheqësja e këtij programi, nxënësja Ajola Bislimi, ka thënë se e ngrohtë po aq sa sofra e shtruar në familje, e dashur po aq sa përqafimi i zjarrtë i nënës, dashuri, frymë, jetë. Këtu nis gjithcka. Këtu nis rrugëtimi ynë i mbarë. Këtu nis të ndriçojë një reze drite e të shperndahet anekënd. Këtu ne frymëzohemi, bëhemi të fortë të përballemi me sfidat e jetës, këtu ne pasurohemi me më të madhen pasuri – diturinë.

Kjo është foleja jonë e përhershme që nuk di të refuzojë kurrë, kjo është dashuria jonë që na mbanë gjithmonë zgjuar. Është frymëzimi që ne ecim tutje, është suksesi – kjo është shkolla jonë.

Në vazhdim është shfaqur dokumentari “Shkolla dhe suksesi”, kurse për ta shënuar sa më mirë këtë ditë, me ndihmën e mësimdhënësve ata kanë punuar në disa fusha të artit, si në artin e fjalës, në artin muzikor dhe atë figurativ ku me ekspozitën e tyre e kanë zbukuruar çdo kënd të shkollës. Po ashtu sot promovuan revistën e murit e cila përmban krijime artistike dhe pasqyron aktivitetin e nxënësve, revistë kjo që në të ardhmen synon të rrisë volumin e saj dhe të shpërndahet edhe te nxënësit.

Në kuadër të me programit artistik me këngën e bukur VALSI u paraqit Rinesa Morina, përcjellur me piano nga Aulon Haziri, ndërsa Adeja Kurteshi dhe Butrint Kryeziu u paraqiten me këngën FJALËT E QIRIRIT

Falë investimeve të kënaqshme në shkollë, nxënësit kanë më shumë hapësirë të përgatiten dhe të shpalosin dijet e tyre. Nxënësit nga Klubi i karrierës kanë paraqitur punën e tyre përmes një demonstrimi dhe një videoje të shkurtët.

Në këtë ditë u pensionuan dy dhurues të dijes, dy mësimdhënës që prapa lanë frytet e tyre: prof. Selami Bllaca dhe prof. Selami Syla, të cilët nga nënkryetari i komunës Arbër Ismajli dhe drejtori i shkollës u shpërblyen me mirënjohje e dhurata.

Gjithashtu pati edhe mirënjohje për nxënësit bfitues në garën e sportit, në footsall- vendi i parë në gara regjionale dhe basketboll- vendi i parë në gara komunale, gara që vazhdojnë tutje. Njëherit përgëzojmë edhe aktivin e kulturës fizike dhe sportive për suksesin, sikurse që mirënjohje fituan edhe fituesit e krosit vjeshtor.

Programi u mbyll me urimin që sukseset tona të arrijnë kulmin e që ne të takohemi sërish në një ditë feste si kjo, ju urojmë ditën e shkollës me suksese të reja!

Për fund Duke grupi i vajzave u paraqit me këngën VENDI IM dhe u ofrua një koktej rasti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close