AKTUALITETSPORT

EKSKLUZIVE: Ky është dënimi i rëndë i Komisionit Disiplinor për Gjilanin për incidentin ndaj gjyqtarit

Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e Komisionit Disiplinor, derisa janë marrë disa vendime nga procedurat e hapura nga Komisari i Garave për ndeshjet e javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës, raporton, Gazetasheshi.com.

Komisioni Disiplinor ka vendosur ta gjobis SC Gjilanin për incidentet e shkaktuara pas përfundimit të ndeshjes ndaj KF Llapit, teksa u sulmua gjyqtari anësor Meriton Berisha.

Siç merr vesh Gazeta SHESHI, dënimi pritet të jetë dy ndeshje jashtë fushës dhe 5,000 euro gjobë me para.

Ndeshjet ndaj Trepçës ‘89 dhe Ferizajt, Gjilani do ti luajë jashtë shtëpisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close