AKTUALITETLAJME

A është kjo foto e parë e qytetit të Gjilanit e vitit 1912?

Shkruan: Faik Neziri

Qendra e Qytetit – rruga kryesore e fotografuar përafësisht nga ku sot gjendet rreth rrotullimi. Kështu e përshkruajnë këtë foto të hershme të qytetit të Gjilanit.

Autori i fotos ende nuk dihet se kush është.

 Lidhur me popullatën e Gilanit deri në fillim të shek.XIX nuk kemi shënime të plota dhe të sakta.

Pas themelimit të vendbanimit nga gjysma e shek.XVIII, Gilani mjaft shpejtë u popullua me popullsi nga fshatrat e Anamoravës dhe nga viset më të largëta.

Sipas autorëve që janë marrë rreth popullsisë së Gilanit mund të konstatohet apo të arrihet deri tek përfundimi se popullsia e Gilanit është tërësisht e ardhur.

Disa shtëpi të cilat kanë ekzistuar në vendbanimin e hershëm të ashtuquajtur “Petigovc” janë shkatërruar kurse banuesit janë shpërngulur kush e di se ku dhe për fatin e tyre asgjë nuk dihet.

/pa redaktime gjuhësore/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close