AKTUALITETLAJME

Publikohet letra e Faik Konicës: “shqiptarët janë fshatarakë, primitivë dhe të korruptuar”

“E vërteta është që shqiptarët janë fshatarakë, primitivë dhe të korruptuar, dhe çfarëdo që të bëjë njeriu, ky popull për vetëqeverim nuk ësht’ i zoti. Me gjith’ këtë, le të punojmë, pa illuzje edhe pa shpresë, për të shkuar kohën edhe për diletantizmë. Unë, të paktën, me këtë shpirt punoj, kur më teket.
Ju përshëndosh me zemër, Faik Konitza.”

Faik Konica Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si “biblioteka lëvizëse”.

Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.

Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë.

E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close