AKTUALITETLAJME

Milazim Krasniqi: A po rrëshqasim drejt katastrofës? Tensione për Deharin dhe Gjykatën Speciale

A PO RRËSHQASIM DREJT NJË KATASTROFE TË RE

  1. Raporti për Astrit Deharin, u jep më shumë argument atyre që kanë dyshuar dhe që sot dyshojnë edhe më shumë se ai është vrarë në burg. Ky zbulim ka mundesi të rritë edhe më shumë emocionet, tensionet dhe urrejtjet politike në vend.
  2. Intervistimet nga Gjykata Speciale po i afrohen kulmimim me arrestime, gjë që sigurisht do të rritë emocionet dhe tensionet dhe do ta vërë në sprova të rënda shtetin tonë.

Ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë, jo vetëm me listën Serpska po edhe me vota të kontrabanduara, mund të shtojë destabilitetin.

3. Tendencat okulte për të penguar formimin e shpejtë të qeverisë së re, me zhagitjet e çertifikimit të rezultateve, mund të rrisin tensionet edhe më shumë.

4. Krahas këtyre çështjeve tronditëse, mbeten endemike varfëria, papunësia, izolimi, korrupsioni, injoranca dhe urrejtja.
Me një fjalë janë probleme që janë grumbulluar, si pasojë e paaftësisë, po edhe e mosdashjes së institucioneve shtetërore për të zgjidhur problemet. Tash kur këto probleme kanë dalë në sipërfaqe, ka rrezik se mund të ndërlidhen dhe të shkaktojnë reagime të pakontrolluara. Prandaj, sot dhe tash, duhet të jetë e ditur për institucionet, për partitë dhe për mbarë shoqërinë tonë se evitimi i një katastrofe të re mund të bëhet vetëm me menaxhimin e këtyre problemeve me koncensus, duke adresuar përgjegjësitë e abuzuesve dhe duke krijuar shpejt insitucioent e reja. Nëse vazhdon paraliza e institucioneve shtetërore dhe konflikti politik, nëse këto çështje përdoren për qërim politik të hesapeve, mund të ballafaqohemi me një katastrofë të re, e cila bashkë me shoqërinë tonë moralisht të ndotur, do ta plandosë edhe shtetin tonë rekonvalescent.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close