AKTUALITETLAJME
FRASHËR KRASNIQI: Vdekja E ASTRIT DEHARIT duhet të hetohet deri në fund

Ish-deputeti i VV-së, tani pjesë e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se vdekja e Astrit Deharit duhet të hetohet deri në fund. Pa lënë dykuptimësi e as dilema.
Krasniqi këto komente i ka bërë përmes një postimi në ‘Facebook’
. Ai ka shkruar se Astriti është mbajtur padrejtësisht në burg, dhe se për dy veprat penale që është dashur të ngriten moti, pa pritur rezultate hetimesh.
“Drejtësi për Astritin! Vdekja e tij duhet të hetohet deri në fund. Pa lënë dykuptimësi e as dilema. Astriti është mbajtur padrejtësisht në burg. Ai ka vdekur nën mbikëqyrjen e sistemit tonë të drejtësisë. Ja dy vepra penale që është dashur të ngriten moti, pa pritur rezultate hetimesh”, ka shkruar Krasniqi.