AKTUALITETLAJME

Avokati i njohur: Vetëvrasja nuk është përjashtuar, ka raste kur ekspertët kanë gabuar

Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha, ka reaguar pas publikimit të raportit të ekspertizës së Institutit Zviceran lidhur me vdekjen në burg të Astrit Deharit.

Berisha ka thënë se, siç shihet nga konkluzionet, vetëvrasja si opsion nuk është përjashtuar akoma, shkruan Reporteri.net.

Ai thekson se për të zbardhur rrethanat e vdekjes duhet pritur akoma.

“Për të mos e vrarë Astrit DEHARIN çdo ditë, kam përshtypjen që për konkluzionin përfundimtar lidhur me shkakun dhe rrethanat e vdekjes së tij, akoma duhet prite. Nga kjo që rezulton më poshtë, i bie që vetëvrasja akoma nuk është përjashtuar, por sigurisht se kjo detyron që edhe vrasja duhet hetuar”, ka thënë Berisha.

Avokati thekson se, për të mos luajtuar me ndjenjat e familjes, hetimi duhet të vazhdojë bashkë me ekspertizat. Ai shton se ekspertiza e ardhur nga Zvicra mund të mos jetë përfundimtare pasi, sipas tij, ekspertët kanë gabuar edhe herë të tjera.

“Përvoja na ka mësuar se edhe në të kaluarën ekspertët kanë gabuar, qofshin ata vendorë apo ndërkombëtarë , prandaj duhet konfirmuar dhe rikonfirmuar këtë që sot lexuam për hirë të familjes, shoqërisë dhe drejtësisë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ekspertiza e Institutit Zviceran ka konkluduar se nuk është i besueshëm konkludimi i ekspertizës kosovare se Astrit Dehari ka vrarë veten, duke theksuar se nevojitet akoma hetim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close