AKTUALITETLAJME

Sami Kurteshi: Prokurori po e kryen punën me porositë e bosave të tij kriminelë

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka folur sërish për rastin Dehari, ku ka akuzuar kryeprokurorin e Prizrenit, Admir Shala, se është i ndikuar siç ka thënë ai nga shefat e tij.

Përmes një shkrimi në facebook, Kurteshi, ka deklaruar se “pas gjithë këtyre, heshtjeve, fshehjeve dhe vonesave, tanimë përfundimisht është e qartë: Raporti për Astrit Deharin konstaton vrasjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizeren. Këtë duan ta fshehin. E këtë nuk e fshehin dot!”.

VRASJA E ASTRIT DEHARIT ËSHTË KRIM POLITIK SHTETËROR!

Pas gjithë këtyre, heshtjeve, fshehjeve dhe vonesave, tanimë përfundimisht është e qartë: Raporti për Astrit Deharin konstaton vrasjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizeren. Këtë duan ta fshehin. E këtë nuk e fshehin dot!

Prokurori Admir Shala vetëm po e kryen „punën“ e tij sipas porosisë së bosëve të tij kriminelë.

Vonesa në publikimin e raportit nga Instituti në Lozanë, nuk ka të bëjë me asnjë vështirësi teknike, por me fshehjen e gjurmëve, shkatërrimin dhe zhdukjen e dëshmive nëpër institucionet përgjegjëse dhe përgatitjen për arsyetim dhe fshehjen e urdhërdhënësve politikë, realizuesve operacionalë policorë, legjitimiuesve gjyqësorë e prokurorialë, vrasësve ekzekutorë dhe, krejt në fund, arsyetuesve e mbuluesve mercenarë medialë e analistë.

Vrasjen tanimë nuk e mbulon asnjë salto „gjeniale“ e interpretimit gjuhësor me përktim. Vrasja nuk mbulohet me fjalë!

#DrejtësipërAstritin!
#Krimidodënim!
#Vrasësitnëburg!
#Vetingpërgjyqësinëprokurorinëepolicinëekriminalizuar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close