AKTUALITETLAJME

Nasim Haradinaj për Kurtin: Ndryshe është jashtë shulit e ndryshe brenda shulit

Në një debat televiziv në RTK, rreth Gjykatës Speciale, Nasim Haradinaj ka thënë se si Organizatë e Veteranëve të UÇK-së presin që Albin Kurti ta mbajë premtimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ne do t’ia urojmë postin të parët dhe do t’i themi ta mbajmë premtimin. Njëherë nuk e kanë mbajtur premtimin për shfuqizim edhe pse na kanë dhanë fjalën, por në fund janë tërhequr.

Ai ka thënë se ndryshe është jashtë shulit e ndryshe brenda shulit, për këtë arsye ai thotë se tash brenda qeverisjes mund të ndryshojë edhe Albin Kurti.

Nasim Haradinaj gjithashtu ka thënë se Eqrem Kryeziu e ka formuar një ekipë për t’i zbuluar krimet e UÇK-së.

Gjatë debatit ka pasur edhe polemika të shumta mes panelistëve. Tomë Gashi e Nasim Haradinaj kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe debati kundërshtues është duke vazhduar ende. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close