AKTUALITETLAJME

Hashim Thaçi apo Kadri Veseli, cilin zgjedh Lutfi Haziri? Mësoni

Kur obligohet nga moderatori i emisionit – Shuki se duhet të zgjedh në mes të Hashim Thaçit ose Kadri Veselit, kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së z. Lutfi Haziri ka Zgjedhur Presidentin Hashim Thaçi.

Siç duket miqësia e z. Lutfi Haziri me Presidentin Hashim Thaçi është më e madhe dhe daton më herët, se sa me Kryetarin e PDK-së z. Kadri Veseli.

Jo rrallë herë mediat kanë raportuar për takime të ndryshme jo zyrtare në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Ndërsa, kohëve të fundit kemi parë simbolika thumbuese në fjalimet e z. Lutfi Haziri ndaj Kryetarit të PDK-së z. Kadri Veseli.

Edhe Vjosa Osmani para pak vitesh në një reagim të saj në facebook; ndër të tjerash kishte kritikuar Hashim Thaçin dhe Lutfi Hazirin rreth idesë për shkëmbim të territoreve. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close