AKTUALITETSPORT

Gjilani shkelë Llapin, Skifterat duan titullin Kampion

Gjilani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në derbin e javës së XI, duke e mposhtur Llapin me rezultat 3:O.

Forma e mirë që po kalon Gjilani në këtë edicion të IPKO Superligës jep garanci që deri në fund të këtij edicioni do të jete pretendenti kryesor për titullin kampion.

Shënues për Gjilanin ishin: Bushiq në minutën e 41, Greca 72 dhe Progni 84.
Me këtë fitore Gjilani mbetet Lider i IPKO Superligës.

Gjilani është kthyer fuqishëm në garë për titull dhe po vazhdon me sukses të luftojë për të kurorëzuan fundin me titullin kampion dhe me medaljen e artë.

Padyshim festa dhe gëzimi më i madh do të shkonte për tifozerinë e Gjilanit – Skifterat, të cilët vazhdimisht gjenden krah klubit të tyre të zemrës. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close