AKTUALITETSPORT

Ditëlindja e Grecës dhe fitorja ndaj Llapit, ja si po festojnë futbollistët e Gjilanit (FOTO)

Futbollistët e Gjilanit janë mbledhur edhe njëherë tjetër për të kremtuar një sukses të radhës. Këtë herë ‘kuqebardhët’ kanë dy arsye për të festuar: Fitoren në ndeshjen derbi ndaj Llapit dhe ditëlindjen e sulmuesit Bedri Greca, raporton Gazetasheshi.com.

Futbollistët dhe pjesa e menaxhmentit të klubit janë mbledhur në njërin nga restaurantet në qytetin të Gjilanit për ta kremtuar këtë sukses.

Imazhe nga atmosfera e ‘kuqebardhëve’ kanë hedhur futbollistët në rrjetet sociale, teksa vërhet tashmë ‘familjarizimi’ i tyre mes vete.

Gjilani ka rimarrë kreun e tabelës pas javës së njëmbëdhjetë dhe me 24 pikë kryeson e vetme kampionatin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close