AKTUALITETLAJME

Banorët e lagjes Arbëria kanë filluar të ankohen nga aroma e keqe tek sheshi

Faqja e facebookit Gjilani Ynë ka shkruar se banorët e lagjes Arbëria kanë filluar të ankohen nga aroma dhe papastërtia tek sheshi i ri i kësaj lagje.

Sheshi ishte nevojë e domosdoshme për banorët e kësaj lagje. Realizimi dhe projekti ishte mirëpritur nga banorët për arsye të shumta.

Pas përurimit nga ish Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Qemajl Mustafa, mirëmbajtja e këtij sheshi nuk ishte e duhur.

Dëmtimi i infrastrukturës së sheshit dhe hudhja e mbeturinave janë disa nga faktorët negativ që Sheshi ka filluar ta humbë atë pamjen e mrekullueshme që kishte dikur.

Organet përgjegjëse, por edhe banorët e lagjes duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi mirëmbajtjes së sheshit. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close