AKTUALITETLAJME

Analisti nga Amerika: Gent Cakaj ka larg intelegjencë më të madhe se Albin Kurti

Analisti nga Amerika z. Bleron Baraliu ka analizuar intervistën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë z. Gent Cakaj.

Ishte impresionues!!! Degjojeni pa ingirenca dhe mund ta kuptoni…

E degjova per here te pare zotnine Cakaj – kurre se kam takuar as degjuar… Gjate prezantimit te tij seq e ndjeja nje doze te lehte te manevrimit politik si vegel linguistike qe definon thelbin e stratifikimit etik te politikaneve si specie – pra nuk eshte se me vinte si nje njeri i cveshur nga pelhura pezmatuese e politikes. POR, perveq se nje pelhure e tille eshte tipike per secilin politikan shqiptar, se paku tani, edhe me te trashe tashme e ka veshur edhe ish revolucionari Kurti, pra politikanin qe do ta dalloja me se shumti per doze njerezimi e sinqeriteti ne kauze, se paku ne gjeneze.

Ne anen tjeter, shkathtesia intelektuale e politike, pastertia e thurjes se argumenteve, besnikeria ndaj bindjeve dhe perkushtimeve te veta, dhe guximi e fanatizmi me te cilat ky djalosh meton te ndjeke ambiciet e veta, qarte te mbeshtjellura me doza te dalluara patriotike gati-nacionaliste (edhe pse njekohesisht mbuluar me ambicie paksa megalomane politike), personifikon politikanin me te mprehte dhe me te pergaditur te kohes ne mes shqiptareve sot , natyrisht duke llogaritur me diskriminim pozitiv kufizimin ne pervoje dhe moshe. Ky djalosh, qe njekohesisht duket qarte te kete tejkaluar vet kete epitet dhe moshen e tij, perben ne vehvehte nje thesar special dhe te rralle kombtar, me rendesi te vecante ne politikberjen kombtare/nderkombtare te shqiptareve per 20-30 vitet e ardhshme.

Mbajeni mend cfare po deklaroj: Gent Cakaj ka larg me lart koeficientin e inteligjences (politike) nga ckemi sot ne skene, perfshi Edi Ramen dhe Albin Kurtin. Per kete me mjaftoi te degjoja vetem nje interviste te tij, sepse ai kishte guximin dhe duket te kete perkushtimin te dyluftoje hapur, dhe kjo krijon nje dritare te hapur ne karakterin dhe personalitetin e tij. Natyrisht pershtypja e pare jo rralle mund te me tradhetoj, por me shume here eshte veqse fillim qe betonizohet me fuqishem ne lohe – dhe kete pres ne rastin e Gentit ❤️🇦🇱👏🏻

P.s. nuk eshte se pres shume pajtime nga ju miq, por koha do te deshmoj se ky djalosh eshte diskriminuar dukshem ne baza inatesh e agjendash meskine.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close