AKTUALITETLAJME

A do të arrijë Lutfi Haziri ta bëjë përsëri ndonjë ministër nga Gjilani?

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka pas thënë se kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka qenë ndihmësi më i madh i tij për mbërritjen në krye të institucionit më të lartë të shëndetësisë në Kosovë.

Në një intervistë me Gazetën Zëri, ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se Haziri ka qenë përkrahësi më i madh i tij për ta marrë pozitën e ministrit.

“Lutfi Haziri është e vërtetë që ka qenë përkrahës më i madh imi për të qenë në këtë pozitë. Është edhe një e vërtetë tjetër që pakkush e di, që Lutfi Haziri kurrë nuk bisedon për çështje që janë direkt përgjegjësi imja”, ka thënë Rrahmani.

Roli i Kryetarit të Komunës së Gjilanit në qeverinë Kurti sigurisht do të jetë i madh.

A do të arrijë përsëri z. Lutfi Haziri ta bëjë ndonjë ministër nga Gjilani, njësoj siç ndodhi edhe me rastin e Ministrit të Shëndetësisë gjatë qeverisjes së Isa Mustafës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close