AKTUALITETLAJME

Në turneun e madh të karatesë “Katana Open 2019” ngadhënjen KK “Sharri” nga Ferizaj

Në turneun më të madh në rajon të karatesë “Katana Open” e cila organizohet për herë të XIV-të, me plot meritë vendi i parë i takuar KK Sharri nga Ferizaji.

KK Dardania nga Gjilani i cili ishte organizator i kësaj ngjarje më të madhe të karatesë në Kosovë edhe njëherë ka dëshmuar profesionalizëm të madh në organizimin e këtij turneu të karatesë, në të cilën kanë marrë pjesë përpos karateistët nga Kosova këtë turne e kanë nderuar edhe karateistët
nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Në turneun “Katana Open 2019” gjithsej kanë marrë pjesë 45 klube me 490 garues, çka e meriton epitetin e turneut më të madh në Rajon të karatesë.

Në mesin e më të mirëve pozita e parë i ka takuar KK “Sharri” nga Ferizaj duke fituar 21 medalje(7 të arta, 6 të argjenda dhe 8 të bronzta).

Pozita e dytë i ka takuar KK “Kastrioti” nga Ferizaj me 17 medalje (6 të arta, 3 të argjenta dhe 8 të bronzta).

Në pozitën e tretë është renditur KK “Forca” nga Maqedonia e Veriut të cilën garuesit e saj kanë fituar 9 medalje (5 të arta, 2 të argjenta po aq edhe të bronzta)

Organizatori i kësaj gare masovike KK Dardania nga Gjilani, me notën më të lartë ka dëshmuar në cilësinë e këtij turneu, ndërsa drejtori i KK Dardania Maliq Maliqi pas garave ka deklaruar.
“Jam i nderuar dhe mirënjohës për të gjitha klubet të cilat kanë marrë pjesë në këtë turne të madh të karatesë, të gjithë klubet me garuesit e sajë kanë dëshmuar cilësi të mëdha dhe disiplinë të jashtëzakonshme, ne e falënderojmë edhe Federatën e Karatesë të Kosovës e cila e ka monitoru këtë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close