AKTUALITETLAJME

Më 1993 Policia serbe kërkonte arrestimin e Kadri Veselit, e bastisen 40 policë shtëpinë e tij (FAKTE)

Një faksimilie e vitit 1993 e gazetës ‘Bujku’, tregon se si Kadri Veseli, kryetari i PDK’së dhe kryeparlamentar i Kosovës, kërkohej të arrestohej nga policia serbe.

Shkrimi i atij viti, tregon se Policia serbe kishte bastisur shtëpinë e Veselit ku kishte arrestuar dy vëllezërit e tij dhe babain.

Gazeta shkruante se si 40 policë kishin mësyrë shtëpinë e familjes Veseli. Atëkohë, Kadri Veseli që ishte student, nuk ndodhej në shtëpi.

Ja faksimilia e gazetës ‘Bujku’ e vitit 1993 që qarkullon në faqe të ndryshme në rrjetet sociale.

Kadri Veseli ishte njëri nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht edhe bashkëpunëtor i komandantit legjendar Adem Jashari.

Veseli kishte marrë pjesë edhe në Konferencën e Rambujes, ku vazhdimisht kishte qëndruar nën hije, si udhëheqës i inteligjencës së luftës.

Veseli ishte një nga drejtuesit e rinj të lëvizjes së studentëve të Kosovës gjatë viteve 1988-1990, e cila u angazhua në luftën për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë të drejtën për pavarësi.

/gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close