AKTUALITETLAJME

Kudusi Lame: Po të ishte gjallë Agim Ramadani do të ishte oficeri më i mirë në trojet shqiptare

Në një intervistë maratonike të emisionin “Pa Rrotlla”, Gjeneral z. Kudusi Lame, i cili ishte Komandant i Divisionit të Kukësit gjatë luftës së UÇK-së, tregon njohjen e tij me heroin e kombit Agim Ramadani.

Sipas tij, po të ishte gjallë Agim Ramadani, do të ishte oficeri më i mirë në trojet shqiptare.

Në vendin Papaj, z. Kudusi Lame tregon që e ka njohur për herë të parë Agim Ramadanin.

Sipas tij ishte i mpreht, shumë simpatik, me një mjekërr të hollë dhe me një terminologji fantastike. Ishte shumë i aftë dhe shumë i fuqishëm; shprehet i emocionuara z. Kudusi Lame.

Prej asaj dite ne kemi pasur marrëdhënie të përditshme, dhe shumë të përditshme bashkë, përfundon Gjeneral Kudusi Lame.

Gjithashtu ai ka theksuar se Agim Ramadani ka bërë punë shumë të mëdha për lirinë e Kosovës dhe shprehet i emocionuar se e ka dashur atë si person. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close