AKTUALITETLAJME

Koha kur gjithë qeshën në Gjilan, Kurti tallej me “gellin” e vathin e Lutfi Hazirit

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti para dy vitesh, ka mbajtur gjithnjë e më shumë fjalime relaksuese e qesharake në tubimet e VV-së, ku ka përkrahur kandidatët e Vetëvendosjes për kryetar komune.

Vetëvendosje kishte mbajtur tubimin përmbyllës në Gjilan, ku Kurti nuk ka lëshuar shansin që të tallej me kandidatin e LDK-së për kryetar, Lutfi Haziri, si dhe kandidatin e PDK-së, Zenun Pajaziti.

Në fjalimin e tij, Kurti i ka bërë të qeshen shumicën e të pranishmëve në tubimin që është mbajtur në Gjilan, duke tallur Hazirin.

Kurti është tallur me “gellin” e vathin e Hazirit, duke thënë se ai do ta humbë garën e 22 tetorit dhe se kryetar i ri do të jetë Sami Kurteshi.

“Samiu e ka mendjen e thellë dhe zemrën e madhe, Lutfiu në vend të mendjes në kokë e ka gellin në flokë dhe në vend të zemrës e ka vathin. Samiu është trim me shok shumë, Lutfiu e ka një jaran trim – Vali Corleonen, por sot në Gjilan thanë se i ka prishur marrëdhëniet me ta. Vali Corleone kishte thënë që e ka zhgënjyer Luta”, ka thënë Kurti.

Kurti me tallje ka vazhduar duke thënë se “Luta po lutet te Isa, Hashimi e Kadriu”.

“Luta po lutet, po lutet te Isa, po lutet te Hashimi, po lutet te Kadriu. Por lutjet e Lutës do të përfundojnë sot. Luta edhe mund të bëj spektakël nesër e të shkoj me uiski në xhami… por sot dhe këtu po shihet se Sami Kurteshi është kryetari i ri i Gjilanit”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close