SPORT

Fotografi mahnitëse dhe të rralla të Fadil Vokrrit në stadiumin e Gjilanit

Në vitet e 80-ta, Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës së tij. Ai e filloi karrierën e tij si futbollist me KF Llapin të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizanin e Beogradit.

Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare.

Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Vokrri e shpjegonte  kështu pse vendosi të luante për KF Partizani dhe jo Dinamo e Zagrebit: “Pikërisht “Partizani”, ka qënë ekipi i parë që ka shprehur interesim për mua. Arsyeja për të kaluar në rradhët e “Partizanit”, së pari ka vendosur afërsia kilometrazhe Prishtinë-Beograd, pastaj siç dihet atëbotë të ish-Jugosllavisë, “Partizani”, ka pasur shumë simpatizues në Kosovë, sepse ky ekip gjithnjë kishte ndonjë shqiptar të aktivizuar në klub.

Për nga shikueshmëria “Partizani” ka pasur Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë, tri qendra kryesore për rekrutimin e lojtarëve. Edhe unë si fëmijë, si çdo moshatar i imi isha simpatizues i “Partizanit” të Beogradit, d.m.th. si shumica e kosovarëve, andaj këto ishin arsyet që unë kalova në radhët e ekipit të “Partizanit”.

Po ashtu vlen të theksohet se Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola.

-Fadil Vokrri luan për një periudhë kohe për NIM, Francë. 

 -Fadil Vokrri në vitet 1990-1992  luajti për ekipin e futbollit Fenerbahçe të Turqisë  dhe korri shumë suksese për këtë ekip.

-Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë.

-Pas një kohe të suksesshme atje, Fadili u kthye në Kosovë dhe tani jeton në Prishtinë.

Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës të Futbollit të Kosovës, (FFK) me mandat katërvjeçar.

Fadil Vokrri konsiderohet njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA./Indeksonline/

Foto Fari

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close