AKTUALITETSPORT

Dita e futbollit sot. Drita dhe Gjilani, cila do ta kapë timonin e superligës?

Drita e Gjilani, kërkojnë fitore për të vazhduar kryesimin e IPKO Superligës në Futboll.

Ditën e Mërkurë vazhdon të zhvillohet java XI e IPKO Superligës në futboll, ku spikatin dy takimet derbi te kësaj jave që për protagonist kryesor kanë dy ekipet Gjilanase, Dritën e Gjilanin kryesues te kampionatit me pikë të barabarta.

Në stadiumin e qytetit me fillim në ora 14:00, zhvillohet ndeshja ndërmjet SC “Gjilani” dhe KF “Llapi”.

Kjo ndeshje SC “Gjilani” e gjen me moral të lartë pas fitores në udhëtim kundër Feronikelit javën e kaluar, dhe njëherit kërkon që të mer fitoren e rradhës në luftën e saj për titullin kampion.

Po ashtu FC”Drita” prej orës 18:00 zhvillon ndeshje shumë të vështirë në udhëtim kundër FC”Prishtina” në kryeqytet.

Drita në këtë takim shkon në formë të mirë, dhe si opsion të vetëm ka fitoren e cila do ta mbante lider të kampionatit edhe pas javës së XI.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close