AKTUALITETLAJME

Çka ndodhi në Gjilan në natën e bombardimeve?

Gjeneratat e reja në asnjë moment nuk duhet t`i harrojnë krimet serbe që ndodhën në Gjilan, dhe në fshatrat Llashticë, Zhegër, Lladovë, Nasal, Pidiq, Shurdhan, Cërrnicë, Miresh, Malishevë, Uglar, Vërbicë e Zhegovc, Bresalc, Përlepnicë, Llovcë, Pograxhë, Maxhere, Kokaj, Sllubicë, etj.

Në rajonin e Anamoravës sipas shënimeve që janë grumbulluar dhe mbledhur pas luftës janë vrarë 116 persona të të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve. Të gjitha këto vrasje që në mënyrë të organizuar janë kryer nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare ushtarake serbe shënojnë datat dhe periudhat e ndryshme, duke filluar nga 24 marsi i vitit 1999 e deri më 20 qershor 1999. Çfarë ndodhi saktësisht më 27 e 28 mars 1999. Kush u vra në qytetin e Gjilanit më 28 mars 1999. Pse vrasja e Meleke Xhelal Rashitit më 28 mars 1999 pati tronditur tërë qytetin, shkruan rajonipress.

Gjeneratat e reja në asnjë moment nuk duhet t`i harrojnë krimet serbe që ndodhën në Gjilan, dhe në fshatrat Llashticë, Zhegër, Lladovë, Nasal, Pidiq, Shurdhan, Cërrnicë, MIresh, Malishevë, Uglar, Vërbicë e Zhegovc, Bresalc, Përlepnicë, Llovcë, Pograxhë, Maxhere, Kokaj, Sllubicë, etj.

Në rajonin e Anamoravës sipas shënimeve që janë grumbulluar dhe mbledhur pas luftës janë vrarë 116 persona të të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve. Të gjitha këto vrasje që në mënyrë të organizuar janë kryer nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare ushtarake serbe shënojnë datat dhe periudhat e ndryshme, duke filluar nga 24 marsi i vitit 1999 e deri më 20 qershor 1999, raporton rajonipress.

Tashmë dihet saktësisht se vrasjet, pushkatimet, dhunimet, plagosjet, plaçkitjet, zhdukja e gjurmëve është bërë nën dijeninë dhe përcjelljen e aparatit shtetëror serb, i cili ndihmohej nga forcat ushtarake që vinin nga Vranja, Leskoci dhe Nishi.

Edhe pas hyrjes së forcave të NATO-së në Gjilan në mënyra të ndryshme janë vrarë 15 persona . Nga statistikat zyrtare që posedon arkiva e Gjilanit shihet se në Gjilan dhe rrethinë janë vrarë gjatë periudhës së luftës dhe pas saj 147 persona, prej tyre 25 janë femra.

Gjithashtu sipas këtij raporti janë plagosur 75 persona, katër persona llogariten të zhdukur. Sipas raportit mbi pasojat e luftës në Gjilan të hartuar nga Këshilli Komunal i Qeverisë së Përkohshme në Gjilan forcat serbe kanë djegur tërësisht 950 shtëpi, pjesërisht 452. Rreth 7321 shtëpi janë plaçkitur.

Në Zhegër janë djegur 393 shtëpi kurse në Përlepnicë 123 shtëpi. Pasojat e luftës të shkaktuara në dëmet e ekonomisë familjare kapin shifrën e 177 milion e 201 mijë marka gjermane.

Shikuar strukturën dhe përgatitjen shkollore del se ushtria serbe e ndihmuar nga paramilitarët serb dhe policia kanë vrarë në mënyrë të organizuar fëmijë, nxënës, studentë, bujq, imamë, shurdhmemecë, rojtarë, zjarrfikës, profesorë, drejtor shkolle, minatorë, taksistë, amvise, juristë të diplomuar, inxhinierë, kamerierë etj.

Nga të gjitha dëshmitë e drejtpërdrejta nga tereni duke intervistuar dëshmitarë, familjar të viktimave, persona aktiv gjatë asaj kohe del se vrasjet janë kryer me paramendim dhe me një program kohor të organizuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Sipas shënimeve të nxjerrura nga komisionet përkatëse që janë marrë me lokalitetet e të vrarëve shihet se të gjithë të vrarët në tërë territorin e Komunës së Gjilanit kanë jetuar në 31 lokalitete.

Realisht si masakra më e rëndë llogaritet ajo në Llashticë , Zhegër, Llovcë, Zhegovc dhe Lladovë.

Vrasja e Meleke Rashitit në Gjilan

Edhe në qytet në Gjilan ka pasur vrasje individuale nga ana e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe. Vrasja e Meleke Xhelal Rashitit më 28 mars 1999 pati tronditur tërë qytetin.

Sipas deklaratës së babait të saj Xhelal Rashitit (1960) Melekja e moshës 15 vjeçare ( e mitur) është vrarë në mbrëmje diku rreth orës 21 e 45 minuta. “Vajza ime është qëlluar me pesë plumba në trup nga katër persona të uniformuar-paramilitarë. Ajo është goditur në anën e djathtë të abdomenit dhe krahut. Kam dëgjuar më vonë se në vrasjen e vajzës sime kanë marrë pjesë një serb i quajtur me emrin “Zara” dhe Nenadi”. Nga plagët e marra dhe nga mos kujdesi mjekësor për shkak se spitali kontrollohej nga ushtria dhe policia Meleke Rashiti pas tri orëve vdes në shtëpinë e saj për tu varrosur të nesërmen”.

Më datën 28 mars 1999 nga granatimi që është bërë nga forcat serbe të ndodhura-stacionuara në lagjen “Zabeli i Sahit Agës” në fshatin Malishevë e Epërme është vrarë Feride Bajram Muhalla ( 10.03.1940) dhe Hasije Rexhep Rexhepi ( 20.05.1948) që të dyja nga fshati Kmetovc.

Nga ky granatim është plagosur edhe Blerim Rexhepi, Ibrahim Halimi dhe Hidajete Hamdi Shaqiri ( 30.01.1981), e cila ka pësuar plagë vdekjeprurëse.

Më 28 mars 1999 në Gjilan nga një granatë e forcave serbe vritet Xhemajl Zenel Ymeri (20.06.1938) i lindur në Lladovë. Xhemajli sipas dëshmive është vrarë derisa po shihte nga ballkoni i shtëpisë bombardimet që po bënte NATO në caqet serbe. Serbët e rebeluar dhe në shenjë hakmarrje gjuajnë me granatë shtëpinë e Xhemajlit të cilin e mbyt në vend duke e dëmtuar edhe shtëpinë. Elnaim Ymeri djali i Xhemajl Ymerit thotë se ka qenë në shtëpi kur nga lagja “Zabeli i Sahit Agës” është granatuar shtëpia.

“Rreth 13 granata janë hedhur mbi shtëpinë tonë ku ishim të strehuar mbi 20 veta. Granata e ka goditur drejtpërdrejtë babain i cili në ato momente ndodhej në ballkon. Pas varrimit të prindit serbët kanë ardh dhe e kanë demoluar në tërësi shtëpinë”rrëfen Elnaimi.

Më 28 mars 1999 është vrarë në lagjen “Qener Qeshme” , Zyhrije Sherif Pireva e lindur më 13.08.1978.

Zyhrija sipas babait të saj Sherif Ymerit është vrarë gjatë granatimit që forcat serbe kanë bërë nga lagja “Zabeli i Sahit Agës”. Zyhrija pas goditjes me granatë ka jetuar edhe katër ditë të tjera dhe është operuar në spitalin e Gjilanit, ku ndërron jetë dhe varroset më 1 prill 1999.

Në këtë vrasje është plagosur edhe Fikrije Bislim Pireva e cila është plagosur nga granata e ushtrisë serbe në të njëjtën ditë. Fikrija sipas Abdullah Pirevës (mixha) është plagosur në dy krahët. Derisa Abdullahu me një të afërm të tij e dërgojnë në spital Fikrijën, në qendër të qytetit ndalohen nga paramilitarët serb të cilët shtinë në drejtim të veturës në mënyrë të pakontrolluar. Fekrija sërish është plagosur nga plumbat e paramilitarëve ku dërgohet në spitalin e Gjilanit dhe i jepet ndihma e parë ku sipas Abdullahut ka pasur shumë gjakderdhje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close