AKTUALITETSPORT

Analizë sportive nga Valon Ismajli: 30 lojtarët e nominuar për të fituar Topin e Artë, asnjë spanjoll.

FranceFootball ka publikuar listën e 30 lojtarëve, të cilët mund ta fitojnë Topin e Artë, mirëpo çuditërisht, për herë të parë pas një kohe bukur të gjatë, nuk do ketë asnjë lojtar spanjoll në mesin e të nominuarve.

Kampionati Anglez do ketë më së shumti kandidatë potencial(15), duke e marrë parasysh se dy çmimet e Uefas: Champions League dhe Europa League, përfunduan aty, pastaj vijnë kampionati spanjoll me 7 lojtarë, kampionati italian me 3, kampionati francez e holandez me nga 2 lojtarë, dhe nga kampionati gjerman, i nominuari i vetëm është Robert Lewandowski.

Sa i përket skuadrave, dominon kampioni i Evropës, Liverpool, me 7 lojtarë, Manchester City me 5, Barcelona me 4, e kështu me radhë.

Fituesi i këtij edicioni do shpallet më 2 dhjetor, dhe sipas të gjitha gjasave do jetë njëri ndërmjet Virgil van Dijk të Liverpool, apo gjeniut Lionel Messi, i cili do e fitojë këtë çmim.

Lista e plotë e të nominuarve:
Sadio Mane, Sergio Aguero, Frenkie De Jong, Hugo Lloris, Dusan Tadić, Kylian Mbappe, Trent Alexander-Arnold, Donny Van De Beek, Pierre-Emerick Aubameyang, Marc-Andre Ter Stegen, Cristiano Ronaldo, Alisson Becker, Matthijs De Ligt, Karim Benzema, Georginio Wijnaldum, Virgil Van Dijk, Bernardo Silva, Heung-Min Son, Robert Lewandowski, Roberto Firmino, Lionel Messi, Anntoine Griezmann, Kalidou Koulibaly, Kevin De Bruyne, Riyad Mahrez, Mohamed Salah, Eden Hazard, Marquinhos, Raheem Sterling dhe Joao Felix.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close