AKTUALITETLAJME

Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Dobërçan

Nga fotografitë që kanë dërguar lexuesit e Radio Star, shihet që në vendin e ngjarjes është edhe Policia e Kosovës ndërsa në aksident shihen se janë përfshirë dy vetura, ende nuk dihet se ka persona të lënduar nga ky aksident.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 24 prej tyre kanë qenë me të lënduar kurse 27 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme në tërë vendin Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 758 tiketa trafiku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close