AKTUALITETLAJME

Vallë, cili është “Kali i Trojës” brenda Degës së PDK-së në Gjilan?

Pas zgjedhjeve nacionale, kryetari i Partisë Demokratike te Kosovës z. Kadri Veseli, vendosi t’i analizojë hollësisht faktorët që ndikuan në humbjen e zgjedhjeve.

Sipas informacioneve tona, të gjitha degët kanë pasur detyrë dhe obligim t’i nxerrin dhe t’i listojnë arsyet që ndikuan në humbjen e zgjedhjeve për çdo komune.

Kryesia e degës së PDK-së në Gjilan si duket e ka përfunduar kujdeseshëm një analizë të tillë. Këtë degë e ka marrë besimin që ta udhëheqë ish kryetari i komunës për dy mandate z. Qemajl Mustafa. Siç dihet personaliteti i tij është i drejtpërdrejtë dhe edhe kritikat të cilat i ka adresuar ai, kanë qenë vazhdimisht për të ndikuar në zhvillimin pozitiv të partisë dhe te shoqërisë gjilanase.

Jemi informuar që draftin e parë të këtij dokumenti – me propozim analizën e tij për zgjedhje, dikush brenda PDK-së dhe jashtë saj u mundua ta keqpërdorin. Versioni final i miratuar pas shumë diskutimesh në kryesi e që është dorëzuar në Prishtinë nuk është ky që do ta shihni më poshtë.

Një nga arsyet e rezultatit zgjedhor, të cilat i adreson kryetari i PDK-së z. Qemajl Mustafa është edhe fakti se Lutfi Haziri po përkrahet nga liderët e PDK-së. Këtë pikë si dhe disa pika të tjera janë vendosur në analizën e Kryetarit të PDK-së z. Qemajl Mustafa.

Qemajl Mustafa ka vlerësuar përherë të burgosurit politik dhe veteranët e vërtetë të UÇK-së. Ai përveç që është interesuar për ta, sa ishte në qeverisje, gjithashtu u ka bërë zgjidhje konkrete atyre duke i punësuar në administratë, duke u dhënë hapësira për punë, duke u krijuar të hyra shoqatave të tyre, duke asistuar të familjet e tyre, duke e projektuar dhe realizuar qendrën memoriale, duke e mbajtur më së miri manifestimin “Flaka e Janarit”, Akademitë përkujtimore për dëshmorët etj.

Te krimi, monafikia është më e rëndë se dorasi thotë tradita jonë popullore. Dikush, në degën e PDK-së në Gjilan është duke e luajtur “Kalin e Trojes”. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close