AKTUALITETLAJME

“Vali Ranch”, një vizion zviceran në bregoret e Përlepnicës

Ka filluar me një sallë të vogël restoranti, në vitin 2008 dhe sot numëron 250 punëtorë. Ky është kompleksi turistik “Vali Ranch”, rezultat i vizionit të mërgimtarit Fehmi Fetahi dhe punës së madhe të tij dhe qindra të tjerëve.

Për ata që e kanë pasur të njohur terrenin e kodrinave mbi fshatin Përlepnicë të Gjilanit para se aty të vendosej kompleksi “Vali Ranch”, pamja që ka marrë kjo hapësirë ngjan me një ëndërr. Kaq shumë ka ndryshuar faqja e kësaj lagjeje dikur të varfër kodrinore sa që mund ta humbasësh orientimin, nëse nuk e ke përcjellë ndërtimin e këtij kompleksi hap pas hapi.

Investimi i fuqishëm që djaloshi i dikurshëm i lindur në këto kodrina, Fehmi Fetahi ka bërë në vendlindjen e tij, është mbresëlënës dhe, pa e tepruar, një model për të gjithë ata që duan të investojnë në vendin e tyre të prejardhjes.

250 familje ushqehen nga puna në “Vali Ranch”

Fillimisht qe ndërtuar rruga enkas që çon në resort nga fshati Përlepnicë, pastaj, me kalimin e viteve, ngritën edhe objekte e salla tjera, më të mëdha dhe me veprimtari tjera brenda resortit, si restoranti Steak House, salla e dasmave ndërsa u zgjerua edhe sipërfaqja në dispozicion e qendrës. Sot kompleksi shtrihet në 15 hektarë ndërsa vetëm ndërtimet, si hoteli, sallat e ndryshme, stallat e kuajve, të lamave, minigolfi etj., zënë afër pesë hektarë, rrëfen Arta Jakupi.

Sigurisht, ajo që ka më së shumti rëndësi në këtë rritë, është shtimi i madh i numrit të të punësuarve. “Sot, gjatë sezonit veror ky numër arrin në 250.

Ka 5-6 vite që resorti nuk mbyllet as gjatë sezonit të dimrit, thotë Arta Jakupi, duke vënë në dukje gjallërinë që ky kompleks ia falë jo vetëm fshatit ku është vendosur por edhe komunës së Gjilanit e më gjerë. Të mbash me punë – që në kushtet kosovare do të thotë t`i mbash me bukë – mbi 200 familje, është në vete një vepër e madhe humanitare dhe një investim në mirëqenien e popullatës së regjionit, para së gjithash. Me këto shifra, Vali Ranch është aktualisht ndër punëdhënësit më të mëdhenj privatë në Gjilan e më gjerë. Për këtë shkak, nuk ka munguar as shprehja e mirënjohjes nga autoritetet komunale për themeluesin dhe pronarin, Fehmi Fetahi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close