AKTUALITETLAJME

Thatësirë e madhe në liqenin e Përlepnicës

Niveli i ujit në liqenin akumulues Përlepnica, në mungesë të të reshurave atmosferike, ka rënë dukshëm.
Qytetarët thonë se, në mungesë të ujit të pijshëm, po hasin në vështirësi të shumta.

Qytetarët detyrohen të blejnë ujë të pijes, derisa disa shfrytëzojnë puset private nëpër shtëpi.

Komuna e Gjilanit, së bashku me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, kanë bërë plan për menaxhimin e situatës, duke hapur disa puse.

Po të njëjtit, para 3 javësh i kanë kërkuar ndihmë Qeverisë së Kosovës, në vlerë të 650 mijë eurove për ta tejkaluar situatën emergjente, por kjo e fundit ka refuzuar t’i përgjigjet, ani pse Komuna e Gjilanit ka rezerva ujore vetëm edhe për dy muaj.

Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për televizionin e KTV-së, se pse nuk i ka dalë në ndihmë Komunës së Gjilanit. -koha.net-

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close