AKTUALITETLAJME

Plagoset me armë zjarri djali i kryetarit të një komune në Kosovë

Djali i kryetarit të komunës së Shtimes, Naim Ismajli është plagosur me armë zjarri, respektivisht ka marrë lëndime nga një plumb qorr.

Ai tha se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në afërsi Graçanicë, ku djali i tij ka qenë me shoqëri dhe ka qenë mysafir në atë lokal që ka ndodhur rasti dhe për pasojë është lënduar nga një plumb qorr.

“Po është djali im i vogël. Ka qëlluar me shoqëri nuk është i përfshirë në rastin e incidentit, por ka qenë thjesht mysafir në atë objekt dhe është lënduar. Ka goditje të një plumbi qorr. Ka qëlluar me shoqëri atje, por fatmirësisht ka shpëtuar sepse është lëndim i lehtë”, tha Ismajli.

Kujtojmë se raste të plumbave qorr po raportohen shpesh në Kosovë.

Policia sot tregoi se nga një plumb qorr i është thyer xhami i derës së shtëpisë dhe kështu janë rrezikuar gjithë anëtarët e një familje në Podujevë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close