AKTUALITETLAJME

Kurti sulmon Merkelin e Macronin për The Guardian: Po ikin të frikësuar nga fashizmi

Një intervistë ekskluzive e Albin Kurtit për The Guardian e përkthyer nga Periskopi.

I majti pritet të bëhet kryeministri më i ri i Kosovës ka dënuar vendimin e BE-së për të ndaluar zgjerimin e mëtejmë në Ballkan, duke thënë që liderët perëndimorë kishin harruar leksionet e dy luftërave botërore dhe tashmë ishin tërhequr përballë fashizmit dhe populizmit.

Albin Kurti tha që qëndrimi mund të dëmtonte shanset e Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë, e cila ka refuzuar të njihte Kosovën si një vend të pavarur që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, meqë Beogradi është më pak i nxitur për të vepruar pa premtimin për anëtarësim në BE.

Franca shkaktoi ankth në rajon në samitin e BE-së në javën e kaluar pas bllokimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të fillonin bisedimet për hyrje në BE, duke prishur shanset e Serbisë për të hyrë në BE në një të ardhme të afërt. Presidenti francez Emmanuel Macron ngulmoi që Evropës i vyente të fokusohej në reforma të brendshme, përcjell Periskopi.

“BE-ja është formuar si përgjigjje për fashizmin, por tashmë po ikë e frikësuar ballë populistëve e fashistëve,” tha Kurti për The Guardian.

Duke kritikuar Macronin, ai tha: “Nuk mund të thoni në fillim që iu vyejnë reformat e brendshme në BE dhe më pas zgjerimi i jashtëm – sepse këto shkojnë bashkë. Evropa është një projekt i rëndësishëm historik që asnjë njeriu nuk i jep autorësinë, drejtimin apo udhëheqjen. Gjithnjë e  kemi parë se kur (presidenti në largim i Komisionit të BE-së) Zhan Kllod Junker [Jean-Claude Juncker) tha që nuk mund të kishte zgjerim të mëtejmë në pesë vitet e ardhshme, situata në Ballkan u përkeqësua.

“Po, BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin, por po ashtu Ballkani është i rëndësishëm për BE-në. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë mirë këtë, dhe është për të ardhur keq, për të gjithë ne, që e kanë harruar këtë gjë. Në dekadat që vijnë, historianët do të shkruajnë se nuk kishim dy luftëra botërore, por vetëm një me dy episoda, dhe e gjitha nisi në Sarajevë.”

Lëvizja nacionaliste majtiste shqiptare e Kurtit e quajtur Vetëvendosje doli si partia e parë pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. I burgosur për 18 muaj nga policia serbe gjatë pikut të tensioneve ushtarake në Kosovë, Kurti tashmë 44 vjeçar, e gjen veten në majë të pushtetit, duke premtuar fundin e dy dekadave të neoliberalizmit në Kosovë.

Ai është së fundi në bisedime për koalicion me partinë e qendrës së djathtë, LDK-në, e cila doli e dyta, për ta formuar një qeveri që do t’i ketë minimumi 30 për qind gra në përbërje. Kurti parashikon një koalicion brenda një muaji dhe tha se prioriteti i tij është krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia, dhe jo arritja e një marrëveshjeje me Serbinë.

Pas vitesh të përndjekjeve të dështuara kundër korrupsionit, ai premton fundin e asaj që e konsideron si kapje e shtetit.

“Neve na vyen të prodhojmë Eliot Nessin tonë, dhe ai duhet të jetë personi më i famshëm në vendin tonë,” shtoi Kurti. “Ne tashmë i kemi gati 200 prokurorë, por disave iu mungon dija e të tjerëve trimëria, ndërsa disa s’kanë as dije e as trimëri. Ata duhet të çlirohen nga shteti.”

Por, Kurti do të jetë në presion ndërkombëtar për të arritur marrëveshje me Serbinë. ShBA-ja sapo e ka emëruar të dërguarin special për të ringjallur dialogun mes këtyre dy vendeve.

Serbët frikësohen që agjenda reale politike e Kurtit është të futet në ndonjë lloj konfederate me Shqipërinë, duke margjinalizuar më tej komunitetin e tyre në veri të Kosovës. /Periskopi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close